KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 4 prill 2011

PROGRESI I MAQEDONISË DREJTË BE-SË NË REND TË DITËS NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Progresi i Republikës së Maqedonisë dhe Islanda në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të jenë pjesë e debatit në seancën plenare të Parlamentit Evropian, e cila do të mbahet prej 4 deri 7 prill në Strazburg. Debati do të jetë në rend dite të mërkurën, ndërsa një ditë më vonë eurodeputetët do të votojnë për rezolutat për të dyja vendet.

Sot do të debatohet, ndërsa nesër do të votohet për gjetjen e zgjidhjes për valën prej rreth 15.000 emigrantë të ishullit italian Llampedus, si pasojë e trazirave në Afrikën Veriore.

Gjatë ditës së nesërme, Kryetari i Këshillit të Evropës, Z.  Herman Van Rompuj, do të diskutoj për rezultatet nga samiti i fundit i BE-së.  Gjithashtu, do të bisedohet edhe për krizën në eurozonë dhe menaxhimin ekonomik, situatën në Japoni, çështjet nukleare dhe Libinë.

Nesër do të debatohet edhe për masat për integrim më të mirë të popullsisë rome, derisa paraprakisht të njëjtat do të aprovohen nga Komisioni Evropian.  Qëllimi i Parlamentit Evropian është që me standardet e obligueshme të BE-së të përmirësohet situata e tyre në fushën e punësimit, arsimit, banimit dhe mbrojtjes shëndetësore. 

Si mësim nga katastrofa nukleare në Japoni, të mërkurën anëtarët e Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit do të debatojnë për zbatimin e stres testeve nukleare energjetike të bimëve dhe kritereve për sigurimin e standardeve më të larta për siguri.   Votimi i rezolutës pason të enjten.

Pasnesër, eurodeputetët, së bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Znj. Ketrin Eshton, do të debatojnë edhe për konfliktet në Siri, Jemen dhe Bahrain, ndërsa rezolutën do ta votojnë të nesërmen, kur do të votohet edhe për dy rezolutat në lidhje me marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj lindor dhe jugor.

Ndër tjerash, në rend dite gjatë kohës së seancës katërditore do të jenë edhe:  buxheti për vitin 2012; ndihma për viktimat nga vërshimet në Evropën Qendrore; garancia më e mirë për emigrantët; mbyllja e disa elektranave nukleare; parregullsitë tek ushqimi i foshnjave; politika tregtare e BE-së me vendet-anëtare; dhe tjera.  

a

Na ndiqni në:

Click