KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 16 mars 2011

PROJEKT-REZOLUTA PËR PROGRESIN E MAQEDONISË NË DEBATIN PËR AMENDAMENTET NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sot në Bruksel, do të debatoj për 152 amendamentet e  parashtruara  për Projekt-Rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë, e propozuar nga eurodeputeti slloven, Z.  Zoran Taller.

Në dokument përsëri rekomandohet hapja e bisedimeve aderuese të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian, ndërsa amendamentet e propozuara në pjesë të madhe kanë të bëjnë me situatën politike në vend.  

Eurodeputetët do të debatojnë për amendamentet e propozuara, ndër të cilët: çështja e emrit, për të cilën thuhet se duhet të ndahet nga procesi i zgjerimit; kërkesa prej Maqedonisë dhe Greqisë që ta respektojnë Marrëveshjen e përkohshme të lidhur në KB në vitin 1995; bojkoti i Parlamentit nga opozita dhe rreziqet nga zhvillimi i këtillë i situatës. 

Njëherazi, është kërkuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli të përpilojnë mekanizëm të arbitrazhit për zgjidhjen e problemeve bilaterale në mes vendeve-kandidate dhe vendeve-anëtare të BE-së, me qëllim që të pengohet qorrsokaku në procesin e zgjerimit ose proceset e tjera të Unionit.

Në amendamentet e propozuara u përfshinë edhe ngjarjet në Kalanë e Shkupit, si dhe projekti “Shkupi 2014”.  Pjesë nga amendamentet i janë dedikuar edhe situatës me mediumet dhe gazetarinë në Maqedoni, me këshilla për profesionalizëm më të madh. 

Disa eurodeputetë nga Bullgaria dhe Greqia, kërkojnë që në Rezolutën e propozuar të Z.  Taller, termi “gjuha maqedonase" të shlyhet dhe të zëvendësohet me termin “gjuha zyrtare”. 

Pa dallim të numrit të amendamenteve të parashtruara, eurodeputetët presin që të gjendet versioni i kompromisit  të  Propozim-Rezolutës për Maqedoninë, që do të shqyrtohet dhe do të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian në prill.
 

a

Na ndiqni në:

Click