KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



Е hënë, 7 mars 2011

SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Ngjarjet e fundit në fqiun jugor të Bashkimit Evropian dhe posaçërisht në Libi, duke i përfshirë edhe sanksionet e paradokohshme nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, si dhe gjendja aktuale e procesit paqësor të Lindjes së Afërme, do të jenë në fokusin e fillimit të seancës plenare të Parlamentit Evropian, e cila fillon sot, ndërsa do të zgjasë deri më 10 mars në Strasburg. 

Anëtarët e Parlamentit Evropian, në ditën e parë të seancës, do të debatojnë edhe në lidhje me  Buxhetin për vitin 2012.

Në rend të ditës do të jetë edhe progresi i Turqisë dhe i Malit të Zi në negociatat për anëtarësim në Union dhe do të vijojë votimi për Rezolutën e përgatitur nga Komisioni për Politikë të Jashtme. 

Do të bëhet fjalë edhe për Draft-Rezolutën e Komitetit për Liri Qytetare, në të cilën janë përcaktuar prioritetet e Evropës për 10-12 milion Romë, të cilët përfshijnë masa për nxitje të integrimit të tyre ekonomik, kulturor dhe social.

Eurodeputetët do të debatojnë edhe për propozimin e Këshillit të Evropës se si me ndryshime të kufizuara të Marrëveshjes të vendoset mekanizëm i qëndrueshëm për stabilitet të eurozonës.

Nesër Parlamenti Evropian do ta shënojë 100 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi-n, kur do të debatohet dhe do të votohet për dy rezolutat e parashtruara nga Komisioni për të Drejtat e Grave, njëra për barazinë e gjinive, ndërsa tjetra për gruan e varfër.  

Në Draft-Rezolutën e cila do të votohet të enjten bëhet fjalë për ardhmërinë e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Iranit, duke përfshirë edhe mundësinë për sanksione të mëtutjeshme.  Ajo përqendrohet jo vetëm në  kontestin nuklear, por edhe në shkeljen e të drejtave të njeriut, si dhe në zgjedhjet presidenciale në vitin 2009.

Gjatë seancës disaditore, do të realizohet takim me Presidentin hungarez Pall Shmit, i cili do të dorëzojë letër formale në lidhje me mandatin gjashtëmujor të kryesimit të Hungarisë me BE-në.  

a

Na ndiqni në:

Click