KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 15 shkurt 2011

SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 14 deri 17 shkurt në Strasburg mbahet seancë plenare e Parlamentit Evropian.  Gjatë hapjes, Kryetari i Parlamentit, z.  Jerzhi Buzek, foli për situatën aktuale në Egjipt, për arritjen e refugjatëve nga Afrika Veriore në brigjet evropiane, për Ditën Ndërkombëtare kundër fëmijëve ushtarë dhe ekzekutimin e paradokohshëm të dënimit me vdekje në Iran. 

Sot do të vendohet në votim Rezoluta  për pensionet, me të cilën mbështetet qëndrueshmëria e sistemeve dhe të ardhurat adekuate të pensionit.   Reformat e pensionit janë në rrjedhë në Evropë, si përgjigje e plakjes së popullsisë në BE dhe uljes së ekonomisë.

Në seancën e kësaj jave, gjithashtu, do të bisedohet edhe për anëtarësimin e Kroacisë në Union, si dhe për ligjin kontestues hungarez për mediumet.

Eurodeputetët do të angazhohen edhe për ekologjinë, përmes futjes së mikrobusëve më të pastër dhe më ekonomik në BE. 

Në legjislacionin e ri të BE-së parashihet që të përfshihet edhe mbrojtja e pacientëve nga barnat e falsifikuara përmes  shitjes në internet.

Në agjendë, përveç tjerash, do të jenë edhe: tregtia e lirë e BE-së me Korenë Jugore, Strategjia e Danubit, problemi me rritjen e çmimeve të ushqimit në botë, regjimi pa viza për qytetarët e BE-së në Brazil, reformat ekonomike dhe qëllimet për zhvillimin e të drejtave të njeriut.   

a

Na ndiqni në:

Click