KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 17 janar 2011

SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Prej 17 deri më 20 janar, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare në Strasburg, në të cilën, ndër të tjerash, Kryesimi paraprak belg në Këshillin e  Ministrave do ta arsyetojë atë që e ka realizuar gjatë kohës gjashtëmujore të kryesimit, ndërsa Kryesimi aktual hungarez do t'i paraqesë prioritetet për gjashtë muajt e ardhshëm.

Të mërkurën, eurodeputetët do ta shqyrtojnë dhe do të votojnë për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim në mes të BE-së dhe Serbisë.  Që të hyjë në fuqi, ajo doemos duhet të marrë pëlqim nga Parlamenti Evropian dhe ratifikim nga vendet-anëtare. 

Të njëjtën ditë, do të votohet edhe për të drejtat e pacientëve për mjekim në vend të huaj.

Në seancën plenare, do të debatohet edhe për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve të falsifikuara në dhjetor, të përcjella me  mbylljen e liderëve opozitar dhe dhunën e  policisë mbi demonstruesit.  Eurodeputetët do të votojnë për atë se çfarë sanksionesh duhet BE t'i shqiptojë Presidentit bjellorus dhe përfaqësuesve tjerë të pushtetit.

Gjithashtu, në Strasburg do të bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e të drejtave të prindërve dhe interesave të fëmijëve.  Anëtarët e Parlamentit Evropian kërkojnë që të mbrohet e drejta që të adoptohet fëmijë nga një vend tjetër evropian, si dhe si të mbrohen edhe fëmijët të cilët do të adoptohen nga ana e qytetarëve të BE-së.

Në rend  dite do te jetë edhe Projekt-ligji në Lituani, të cilin eurodeputetët e konsiderojnë si kufizim serioz i lirisë së fjalës dhe shprehjes, si përkrahje publike për barazi ose fushata kundër diskriminimit seksual.

Tema të tjera për të cilat do të debatohet në Strasburg janë: situata në Haiti, një vit pas tërmetit katastrofal; trazirat në Tunizi; e drejta e lirisë së religjionit me rastin e dhunës mbi  të krishterët në Egjipt, Irak dhe Nigeri; paniku aktual me dioksinën në ushqim, Strategjia e Detit të Zi e të tjera.  


 

a

Na ndiqni në:

Click