Njoftimet



E enjte, 15 nëntor 2012

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "MBIKËQYRJA MBI NDARJEN E SUBVENCIONEVE BUJQËSORE"

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 17-të, do të vazhdojë me debatin mbikëqyrës me temë "Mbikëqyrja mbi ndarjen e subvencioneve bujqësore".

Vazhdimi i dytë i debatit publik do të mbahet më 15 nëntor (sot) 2012, me fillim, në ora 11:00, në Sallën Boris Trajkovski", në godinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rr. "11 Tetor" pr Shkup.

Në vazhdimin e dytë të debatit publik, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave do të vazhdojë me dëgjimin e fjalimeve të pjesëmarrësve (dëshmitarëve) tjerë të ftuar nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.

Media juaj është ftuar të jetë i pranishëm në debatin dhe ta mbulojë ngjarjen.

Me qëllim që ta regjistroni Praninë tuaj në debat, Ju lutem kontaktojeni personin Danço Janevski - udhëheqës Seksioni dhe këshilltar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe atë në telefon fiks: +389 2 3182-409;
posta elektronike: d.janevski@sobranie.mk dhe kzemjod@sobranie.mk
 
 
 
 

 

Click