KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 3 shtator 2012

EUROPARLAMENTI FILLOI ME PUNË

Pauza e verës mbaroi për eurodeputetët dhe këta sot vazhdojnë me punën e tyre. Këtë javë grupet dhe komisionet politike në Parlamentin Evropian do të mbajnë mbledhje ku do të përgatiten për seancën plenare të shtatorit.

Sot eurodeputetët do të diskutojnë për mënyrat për krijimin e lidhjes së vërtetë ekonomike, kurse do të mbahet edhe diskutimi publik për këtë se si të lehtësohet kalimi nga UE ndihma urgjente në bashkëpunimin zhvillimor afatgjatë, të bazuar në përvojat e Haitit, Afganistanit dhe Nigerit.

Gjithashtu, Komisioni për Liritë e Qytetarit do të votojë për propozimin për kufizimin e qasjes në kimikale të cilat mund të shfrytëzohen për krijimin e eksplozivit në shtëpi, i cili pastaj shfrytëzohet për sulme terroriste.

Komisioni i njëjtë do të votojë edhe për marrëveshjen e Këshillit për Vitin Evropian të Qytetarëve - 2013, vit i cili do t'i përkushtohet ngritjes së vetëdijes për të drejtat që i gëzojnë qytetarët, e veçanërisht kur lëvizin në vendin-anëtar tjetër të UE-së.

Të mërkurën, kryetari i Europarlamentit, z. Martin Shulc, do të ketë kontakt me miqtë e tij të rrjetit social "Fejsbuk", që është një mundësi për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin përgjigje për ndonjë çështje.    

a

Na ndiqni në:

Click