KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 22 maj 2012

PËRFUNDOI SAMITI I NATO-S NË ÇIKAGO

Në samitin e 25-të të NATO-s në Çikago, nuk ishte në rend dite zgjerimi i Aleancës, ndërsa në konkluzionet u përsërit se Republika e Maqedonisë do të merr ftesë për anëtarësim pasi të gjendet zgjidhje lidhur me çështjen e emrit, e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët, përkatësisht për Greqinë dhe Maqedonisë, dhe e cila njëkohësisht do të mund të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. 

Madje, në Deklaratën e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të NATO-s, theksohet kontributi i vendit tonë në operacionet paqësore dhe bashkëpunimi në aktivitetet rajonale. 

Në samitin dyditor u vendosën drejtimet për "mbrojtje të mençur" dhe u përcaktua plan për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.  Prapëseprapë, edhe pas tërheqjes NATO-ja do të mbetet në Afganistan si ndihmë për armatën dhe policinë afgane. 

"NATO-ja nuk nguron. Aftësitë e reja dhe partneritetet globale duhet ta përgatisin Lidhjen e sfidave të shekullit 21", është konkluzioni i sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, z. Anders Fog Rasmusen.

a

Na ndiqni në:

Click