KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 2 shkurt 2012

Punësime të reja - prioritet për UE-në

Punësimi dhe forcimi i ekonomisë janë me rëndësi vitale për Unionin Evropian, u pajtuan anëtarët e Parlamentit Evropian gjatë kohës së mbledhjes së djeshme plenare në Bruksel, e cila vazhdon edhe sot.

Që të realizohet ky qëllim, kryetari i Këshillit Evropian, z. Herman van Rompuj, theksoi tri prioritete që duhet të realizohen:

  • hapja e vendeve të reja të punës, posaçërisht për të rinjtë;
  • ndihma për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për qasje në kredi;
  • forcimi i tregut unik.

Sot u miratua Rezoluta që i referohet sportit, që përfshinë promovim të sportit te gjinia femërore, formim të listës së zezë për huliganët, stop për homofobinë dhe racizmin, sanksione më të rrepta për doping, themelim të regjistrit evropian të agjentëve sportivë dhe listë të lojtarëve për të cilët punojnë këta. Kërkohet që ndeshjet e kurdisura, larja e parave dhe bastorja ilegale të trajtohen si vepër ndëshkuese.

Eurodeputetët sot do të votojnë edhe për Raportin i cili propozon një varg masash për përmirësim të gjendjes së femrave gjatë kohës së luftës dhe zvogëlim të dhunës seksuale mbi këto. Gjithashtu, kërkohet rritja e numrit të femrave në operacionet ushtarake dhe paqësore, posaçërisht në pozicionet udhëheqëse.

Në rend dite, mes tjerash, do të gjenden edhe sanksionet kundër Iranit dhe zgjedhjet parlamentare në Rusi, për çka do të diskutohet së bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të UE-së, z-nj. Ketrin Eshton.

 

   

 


 

a

Na ndiqni në:

Click