KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 10 tetor 2012

REKOMANDIMI I KOMISIONIT EVROPIAN PËR ZGJIDHJEN E KONTESTIT ME EMRIN NË FAZË TË HERSHME TË NEGOCIATAVE 

Zgjidhja e kontestit me emrin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në fazë të hershme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian - është risi në Raportin më të ri të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, të cilit e prezantoi sot komisari për zgjerimin e BE-së, z.Shtefan File. 

Për së katërti herë me radhë, Komisioni dha rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, kësaj radhe duke i sugjeruar Këshillit se ky veprim është i domosdoshëm. 

Gjithashtu, risi në Raportin është që, pas dy vitesh, kthehet përdorimi i mbiemrit "maqedonas".

- Vendi vazhdon mjaftueshëm t'i përmbush kriteret. Qeveria e vuri agjendën e BE-së në qendër të aktiviteteve të saj. Dialogu aderues i nivelit të lartë me Komisionin shërben si katalizator për përshpejtimin e reformave dhe kontribuoi për progres të konsiderueshëm në një numër të madh te sferave politike, theksoi z.Shtefan File në konferencën e shtypit në Bruksel. 

Përndryshe, Republika e Maqedonisë mori status të kandidatit në vitin 2005, në vitin 2009 Komisioni rekomandoi hapje të negociatave për anëtarësim, ky rekomandim u përsërit edhe në vitin 2010 dhe 2011, i cili po përsëritet edhe në vitin 2012.

a

Na ndiqni në:

Click