KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 19 nëntor 2012

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Nga 19 deri 22 nëntor, në Strazburg, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të diskutohet për buxhetin e Bashkimit Evropian për periudhën 2014-2020.  Eurodeputetët do të paralajmërojnë në rrezikun nga ideja për shkurtim drastik të buxhetit, që mund të shpijë në paralizimin e tij një dekadë e tërë. 

Nesër duhet të miratohen rregullat udhëzuese për Unionin e ardhshëm Ekonomik dhe Monetar (UEM).

Në agjendën ditore të seancës do të inkorporohen edhe: lufta kundër përmbajtjes joligjore dhe dëmtuese dhe mbrojtja e fëmijëve nga interneti; ndihma financiare e BE-së prej 670 milion euro për viktimat nga tërmeti në Itali; të drejtat e njeriut dhe demokracia, me theks në gjendjen në Kazakistan; përforcimi i industrisë evropiane; situata në Gaza; samiti në Doha si mundës për aksion në lidhje me ndryshimet klimatike etj.

Të mërkurën, në ceremoni solemne, kryetari i Europarlamentit, z.Martin Shulc, do ta publikojë fituesin e çmimit filmik "Luks". 

a

Na ndiqni në:

Click