KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 22 tetor 2012

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Sot dhe nesër, Parlamenti evropian do të mbajë seancë plenare në Strazbur, në të cilën do të votohet për propozimin që viti 2013 të shpallet si vit evropian i qytetarëve. Me këtë rast do të organizohen një sërë ngjarjesh për edukimin e publikut për të drejtat e qytetarëve evropianë, veçanërisht ato të cilat kanë të bëjnë me studimin, punën, hapjen e biznesit dhe ngjashëm.

Në agjendën e sotme do të gjendet buxheti për vitin 2013 dhe për periudhën 2014-2020, ndërsa të nesërmen do të diskutohet për unionin bankar, planet e Unionit ekonomik dhe monetar dhe për të drejtat e aviopasagjerëve.

Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet debat me kryetarin e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, z.Zhoze Manuell Baroso dhe z.Herman van Rompuj, lidhur me samitin e javës së kaluar të Këshillit. 

Gjatë seancës, eurodeputetët do të votojnë edhe për dhënien e ndihmës financiar prej 40 milion eurosh në shtatë vende të përfshirë nga kriza, si dhe për tregtinë farmaceutike ndërmjet BE-së dhe Izraelit. Mes të tjerash, do të debatohet edhe për sigurinë detare dhe për marrëveshjen tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë. 

Parlamenti evropian do të vazhdojë me punë edhe më 25 dhe 26 tetor, ku do të diskutohet për çmimin e prodhimeve ushqimore dhe frekuencën e tregjeve financiare.  Të premten do të shpallet fituesi i çmimit "Saharov" për lirinë e mendimit.
 

 

a

Na ndiqni në:

Click