KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 9 maj 2012

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Parlamenti Evropian sot dhe nesër në Bruksel do të mbajë seancë plenare, në të cilën njëkohësisht do të shënohet edhe 9 maji - Dita e Evropës, në të cilën do të mbajë fjalim eurodeputeti i parë, z. Martin Shullc. 

Eurodeputetët do t'i apelojnë BE-së për ndihmë të aeroporteve rajonale në stimulimin e ekonomisë lokale, do të kërkojnë që të ketë kontroll të rreptë mbi eksportin e substancave të rrezikshme kimike nga BE-ja, madje do të angazhohen për zgjidhjen e problemit me piratët që i sulmojnë anijet që transportojnë ndihmë humanitare, kryesisht në bregun e Somalisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Indian, gjithashtu do të insistojnë edhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe demokracisë në vendet jugore-mediterane. 

Gjithashtu, anëtarët e Europarlamentit do ta potencojnë nevojën për ligje më të qarta për mbrojtjen e viktimave nga shpifjet tejkufitare dhe për gazetarët të akuzuar për të.

Në seancën do të diskutohet edhe për reduktimin e shpenzimeve gjatë përdorimit të celularëve dhe tabletave "smart" gjatë udhëtimit nëpër Evropë, duke filluar nga 1 korrik të këtij viti.

 

 

a

Na ndiqni në:

Click