KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 16 janar 2012

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti evropian, nga 16 deri 19 janar 2012, do të mbajë seancë plenare në Strazbur, në të cilën në rend dite, ndër të tjerash, do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të ri, 14 kryetarëve dhe pesë kuestorëve.

Emrat që janë publikuar si trashëgimtarë potencialë të kryetarit aktual të Eurparlamentit, z. Jerzhi Buzek, janë: z. Martin Shullc nga Gjermania dhe Britania - znj. Dijana Volis dhe z. Nirj Deva. 

Gjatë zhvillimit të seancës, eurodeputetët së bashku me kryetarin e Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, do të diskutojnë për ngjarjet e paradokohshme politike në Hungari, në lidhje me Kushtetutën e re kontraverze, e cila hyri në fuqi në fillim të vitit të ri.

Në seancën katërditore do të diskutohet edhe për programin dhe prioritetet e kryesisë gjashtëmujore Daneze me BE-në, si dhe për planin financiar shumëvjeçar.

Të mërkurën do të votohet Rezoluta për marrëveshje të re ndërkombëtare për bashkimin e përforcuar ekonomik, ndërsa një ditë më vonë do të zhvillohet debati për mbledhje dhe reciklim më të mirë të hedhurinave elektrike, për biocidet dhe ballafaqimin me ushqimin e prishur. Anëtarët e Europarlamentit do të propozojnë fushata informative, kurse arsimore për ushqim dhe paketim më të mirë.

 

 

a

Na ndiqni në:

Click