Njoftimet



E premte, 31 maj 2013

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "IMPLEMENTIMI I PROCESIT TË DECENTRALIZIMIT"  

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale në mbledhjen e 5-të, do të mbajë debat mbikëqyrës me temë "Implementimi i procesit të decentralizimit".

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 4 qershor (e martë) 2013, me fillim në ora 11:00, në sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i debatit mbikëqyrës është nevoja për marrjen e informatave dhe mendimeve profesionale për zhvillimin e procesit të deritanishëm të decentralizimit, të filluar më 1 korrik 2005, me vendosjen e kornizës normative dhe institucionale.

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale vlerësoi se kjo ngjarje është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë në aspekt të rezultateve nga implementimi i ligjeve nga kjo sferë dhe zbatimi praktik i dispozitave të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në pjesën e mbikëqyrjes parlamentare të pushtetit legjislativ në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, ftoi dëshmitarë që përfaqësojnë organizata dhe institucione të ndryshme, të marrin pjesë në debatin dhe të japim deklarata dhe përgjigje me shkrim dhe me gojë për anëtarët e Komisionit.

Click