Njoftimet



E hënë, 23 shtator 2013  

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË: "SHFRYTËZIMI I FONDEVE NGA INSTRUMENTI PËR NDIHMË ADERUESE - IPA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Vazhdimi i tretë i mbledhjes së 42-të të Komisionit për Çështje Evropiane, kushtuar Debatit Mbikëqyrës që do të mbahet më 7 tetor (e hënë), 2013, me fillim nga ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Debati mbikëqyrës ka për qëllim përcaktimin e efikasitetit të shfrytëzimit të deritanishëm të mjeteve nga fondet paraaderuee në Republikën e Maqedonisë (IPA), përcaktimin e ndikimit të tyre, si dhe vlerësimin e kapaciteteve absorbuese të Republikës së Maqedonisë, në prag të fillimit të kornizës së re për shfrytëzimin e këtij instrumenti në periudhën nga viti 2014-2020.

Në debatin mbikëqyrës do të ftohen të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe pjesëmarrës dhe mysafirë tjerë. 

Deklaratat e dëshmitarëve do të jenë të kufizuara në 5 minuta, anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të parashtrojnë pyetje në kohëzgjatje prej 10 minutash, dhe bashkë me përgjigjet e dëshmitarëve do të kufizohen në gjithsej 15 minuta. 

Nëse dëshmitari momentalisht nuk disponon me informata të nevojshme për përgjigje të pyetjes, komisioni mund të kërkojë të parashtrohen në formë me shkrim.

Për informata plotësuese, kontaktoni personat Liljana Petreska  (+389 071 330-747)  dhe Stanisllava Çuliq (+389 072 204-879), të punësuar në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në telefonin fiks: +389 2 3182-338 ose në postën elektronike kep@sobranie.mk

Click