Njoftimet



E martë, 23 korrik 2013
 
DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "SHFRYTËZIMI I FONDEVE NGA INSTRUMENTI PËR NDIHMË PARAADERUESE - IPA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Vazhdimi i parë i mbledhjes së 42-të të Komisionit për Çështje Evropiane, kushtuar debatit mbikëqyrës me temë "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë", do të mbahet më 26 korrik 2013, me fillim nga ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 Qëllimi i debatit mbikëqyrës është të përcaktohet efikasiteti i shfrytëzimit të deritanishëm i mjeteve nga fondet paraaderuese në Republikën e Maqedonisë (IPA), ndikimi i tyre, si dhe të vlerësohen kapacitetet absorbuese të Republikës së Maqedonisë, në vigjilje të fillimit të kornizës së re për shfrytëzimin e këtij instrumenti në periudhën 2014-2016.

Në debatin mbikëqyrës do të ftohen edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për Çështje Evropiane, anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe pjesëmarrës dhe mysafirë tjerë. 

Deklaratat e dëshmitarëve do të kufizohen në 5 minuta, anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të parashtrojnë pyetje në kohëzgjatje prej 10 minutash, dhe bashkë me përgjigjet e dëshmitarëve do të kufizohen në 15 minuta. 

Nëse dëshmitari momentalisht nuk disponon me informatat e nevojshme për t'iu përgjigjur pyetjes, komisioni mund të kërkojë të parashtrohen në formë me shkrim.

Për informata plotësuese, kontaktoni personat Liljana Petreska (+389 071 330-747) dhe Risto Ilievski (+389 071 205-938), të punësuar në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në telefonin fiks:  +389 2 3182-338 ose në email  kep@sobranie.mk.

Click