Njoftimet



E mërkurë, 30 tetor 2013

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "SI TË ARRIHET PËRKUJDESJE DHE TRAJTIM MË TË MIRË PËR PERSONAT QË JETOJNË ME HIV NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve dhe Komisioni për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me grupin për përkrahje të personave që jetojnë me HIV - "Të bashkuar më të fuqishëm" dhe Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim - H.E.R.A., më 14 nëntor 2013, në ora 11:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues, do të mbajnë debat publik me temë: "Si të arrihet përkujdesje dhe trajtim më të mirë për personat që jetojnë me HIV në Republikën e Maqedonisë".

Debati do të mbahet në bazë të konkluzioneve të miratuara në debatin e parë publik në këtë temë, që u mbajt më 13.12.2012 në kuadër të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe paraqet vazhdim të debatit të mbajtur.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik do të ftohen edhe anëtarët e Grupeve parlamentare ndërpartiake për HIV në Republikën e Maqedonisë, deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, Byrosë së Barnave, Institutit të Shëndetit Publik - Shkup, Mekanizmit Koordinues Nacional për HIV dhe Tuberkulozë, Komisionit Nacional për HIV/SIDË të Republikës së Maqedonisë, UNDP, OSHB, UNICEF, UNFPA, Un Women, Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues nga institucione tjera relevante dhe shoqata civile, sfera e punës e të cilëve është programet dhe politikat për HIV.

Click