Njoftimet



E martë, 21 maj 2013

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË VIZITË BILATERALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane; z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit; z. Mile Paçemski dhe z. Orhan Ibraimi, anëtarë të Komisionit, nga 22 deri 23 maj 2013, do të realizojë vizitë bilaterale në Republikën e Kosovës.  

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Kosovë, Delegacioni do të realizojë takime me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi; me ministren e Integrimeve Evropiane, znj.Vlora Çitaku dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj.Atifere Jahjaga.

Gjithashtu, Delegacioni do të mbajë edhe mbledhje me Komisionin për Çështje Evropiane dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta ndërmjet Femrave dhe Meshkujve, për Njerëzit e Zhdukur dhe për Peticione të Republikës së Kosovës. 

Click