Njoftimet



E enjte, 20 qershor 2013, Bruksel

DEPUTETI IMER ALIU MBIKËQYRËS NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SHQIPËRI

Deputeti Imer Aliu, në emër të Grupit të partive popullore evropiane, është emëruar anëtar i ad hok Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i cili do t'i mbikëqyrë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nga 21 deri 24 qershor 2013. 

Komisioni i cili përbëhet nga 20 anëtarë, do t'i mbikëqyrë zgjedhjet bashkë me mbikëqyrësit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-së. Para ditës së votimit, anëtarët e Komisionit do të takohen me liderët e partive kryesore politike dhe me liderët e koalicioneve, kryetarin e Komisionit Zgjedhor Qendror, me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave, si dhe me përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare në Shqipëri. Në ditën e votimit, më 23 qershor 2013 deputeti Imer Aliu do të sistemohet në rajonin e Tiranës. 

Duke pasur parasysh se mbikëqyra e zgjedhjeve është element i rëndësishëm për përcaktimin e kapacitetit demokratik të një shteti, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pret që Shqipëria t'i përmbushë standardet e Këshillit të Evropës dhe me atë ta vërtetojë përkushtimin e saj të plotë të demokracisë, sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.    

Click