Njoftimet



E martë, 26 nëntor 2013

DEPUTETJA SUZANA SALIU DHE SVETANKA IVANOVA NË SAMITIN E GRAVE PARLAMENTARE NË BRUKSEL

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu dhe deputetja znj. Cvetanka Ivanova marrin pjesë në Samitin vjetor "Gratë në parlament - Forum global" që do të mbahet ne Parlamentin Evropian, Bruksel, nga 27-29 nëntor 2013

Në këtë samit, kur do të marrin pjesë gratë parlamentare nga e gjithë bota, pjesëmarrëset do të kenë mundësi të diskutojnë për tema shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivat e përbashkëta, si dhe të jenë e dialogut politik i cili do ta pasqyrojë rolin e gruas në politikën në botën bashkëkohore. 

Ky forum i pavarur dhe ndërkombëtar në kontinuitet angazhohet për avancimin e shoqërisë, duke ndërtuar rrjet ndërmjet grave parlamentare.

Folës dhe panelistë do të jenë persona të shquar, kryetarë të qeverive, kryetarë të parlamenteve, kryetarë të shteteve, eurokomisarë, ministra, akademikë, si dhe përfaqësuesi, përkatësisht profile të lartë të shoqërisë civile dhe filantropë. 

Pjesëmarrjen në këtë samit e kanë konfirmuar gra parlamentare nga mbi 100 shtete, ndër të cilat janë edhe gratë parlamentare nga Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia etj. 

Samitin do ta shpallë si të hapur kryetari i Parlamentit Evropian, z.  Martin Shullc. 

Deputetet nga Maqedonia, znj. Suzana Saliu dhe znj. Cvetanka Ivanova do të marrin pjesë aktive edhe në grupin punues "Të punojmë së bashku në luftën kundër korrupsionit", në organizim të Transparency International.
 
Fryma e gruas parlamentare e avancon shoqërinë. 

Click