Njoftimet



E enjte, 2 maj 2013

E VËRTETA DHE RESPEKTIMI I RREGULLAVE TË APKE DUHET DOEMOS TË JENË NË VENDIN E PARË

Të nderuar,

Me rastin e tekstit të sotëm të publikuar në media të caktuara për prononcimet e deputetit nga Zvicra në AP të Këshillit të Evropës, z. Andreas Gros, ndërsa nëse këto përkojnë me atë që është thënë nga ana e tij, dëshiroj ta informoj publikun për çështjen si vijon: Republika e Maqedonisë është anëtare e plotfuqishme e Këshillit të Evropës. Si e tillë me atë kryesonte në vitin 2010. Republika e Maqedonisë është në dialog postmonitorues me Këshillin e Evropës në bazë të të cilit njëherë në disa vite paraqitet dhe miratohet raport nga ana e AP të Këshillit të Evropës. Raporti i ardhshëm për Republikën e Maqedonisë duhet të miratohet në sesionin e qershorit të APKE-së. Në këtë çast, ky raport është në version jofinal të punës dhe është i klasifikuar, përkatësisht me karakter konfidencial. Si i tillë është e ndaluar që të komentojë opinioni lidhur me të dhe delegacioni maqedonas në APKE-në rreptësisht i përmbahet këtij principi, si dhe pothuajse të gjithë deputetët në APKE. Por, deputeti Andreas Gros megjithëse është shumë vite në APKE, prapëseprapë ka vendosur në njëfarë mënyrë t'i shkelë procedurat për shkaqe të njohura vetëm për të. Këtë e gjykoj dhe apeloj që t'i respektojë rregullat e APKE. A përmban raporti gjëra të caktuara ose jo, do të mësojë opinioni sapo të deklasifikohet sipas rregullave të APKE-së. 

Lidhur me deklaratën e tij se kanë ngritur iniciativë për shqyrtimin e funksionimit të demokracisë në Maqedoni për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe se ajo me vendim të Byrosë së APKE-së do të jetë pjesë e raportit për Maqedoninë, dëshiroj të them se ajo është absolutisht e pasaktë. Është e saktë se kishte iniciativë të tillë, por Byroja vendosi që ajo iniciativë të mos shqyrtohet si pikë e veçantë në APKE, që do të thotë se e ka refuzuar. Kjo mund të kontrollohet lehtë sepse agjenda për sesionin e qershorit është e arritshme dhe atje nuk ka kurrfarë pike për funksionimin e demokracisë në Maqedoni.  Pika e vetme lidhur me Republikën e Maqedonisë është raporti për dialogun postmonitorues me APKE-në, i cili është rreptësisht konfidencial dhe opinioni nuk mund të ketë qasje në të. Shkaqet për manipulim të tillë ndoshta qëndrojnë në mossuksesin e deputetit Andreas Gros që iniciativën e tij ta vendosë si pikë e veçantë në APKE, ndoshta qëndrojnë edhe në disa motive tjera, por prapëseprapë, sido që të jenë motivet, në vend të parë duhet patjetër të jetë e vërteta dhe respektimi i rregullave të APKE-së.

Nëse deklaratat e tij jenë përcjellë në mënyrë korrekte, unë vërejtjen e njëjtë do t'ia përcjell personalisht deputetit Andreas Gros gjatë takimit tonë në Sofje që do të realizohet javën e ardhshme, ku bashkërisht jemi pjesë e Komisionit ad-hok prej nëntë anëtarësh për Mbikëqyrjen e Zgjedhjeve parlamentare.

Me respekt,

Aleksandar Nikolloski

Shef i delegacionit maqedonas në AP të Këshillit të Evropës

Click