Njoftimet



E hënë, 22 prill 2013

NËNKRYETARJA, ZNJ.SUZANA SALIU DO TË MERR PJESË NË SEMINARIN PËR POLITIKË NACIONALE TË SIGURISË

Me ftesë të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë " Xhorxh C.  Marshall", në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Shkup, Maqedonia, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu dhe deputetët: Marjanço Nikollov, Toni Trajanovski, Ivon Veliçkovski, Cvetanka Ivanova, Marija Rashkovska, Orhan Ibraimi, Safet Bishevac, Tanja Tomiq, Dimitar Stevananxhija, Kosana Nikoliq Mazneva dhe Vjollca Mehmeti-Nuredini do të marrin pjesë në Seminarin për Politikë Nacionale të Sigurimit i dedikuar për deputetë, i cili do të mbahet nga 23 deri 26 prill 2013, në Garmish-Partnekirhen, Gjermani.

Qëllimi i këtij seminari është të vendoset komunikim strategjik me institucionet parlamentare në sferën e politikës së sigurimit dhe të forcohen kapacitetet për përfshirjen e tyre në dialogun strategjik, zhvillimi dhe implementimi i strategjive nacionale të sigurisë dhe mbrojtjes, të identifikohen, sqarohen dhe ndriçohen rolet dhe misionet institucionale, si dhe të nxitet transparenca e planeve dhe politikave të mbrojtjes.

Seminari përfshin ligjërime, diskutime dhe bashkëveprim edhe ndërmjet deputetëve dhe ligjëruesve për çështje nga sfera e politikës ndërkombëtare të sigurisë: bashkëpunimi rajonal i sigurisë; parlamentet dhe reformat në sektorin e sigurisë; sundimi i së drejtës; NATO: procesi i aderimit, shpenzimet dhe benefitet; përgjegjësia e parlamentit para popullit; siguria ekonomike rajonale; roli i parlamentit në buxhetin për mbrojtjen dhe planifikimi i tij; roli i parlamentit në kundërshtimin e kërcënimeve në shekullin e 21:  krimi dhe korrupsioni. 

 

Click