Njoftimet



E premte, 7 qershor 2013

PJESËMARRJA E DEPUTETIT GJIORGJI KOXHABASHIEV NË APF - RAJONI I EVROPËS 
 
Sot, në Bernë, Zvicër, u mbajt Konferenca e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) - Rajoni i Evropës, në të cilën merr pjesë deputeti, z. Gjorgji Koxhabashiev, kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Në këtë konferencë të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë - Rajoni i Evropës, marrin pjesë delegacionet e 30 seksioneve të vendeve dhe rajoneve dhe do të diskutohet për përcaktimin e temave që do të shqyrtohen në Asamblenë e 26-të rajonale të APF, që do të mbahet nga 26 deri 28 nëntor 2013 në Kishinjev, Moldavi.

Anëtari i delegacionit të Maqedonisë do të realizojë edhe takime bilaterale me kolegët e tij nga parlamentet e vendeve evropiane dhe do të këmbejë mendime për çështjet me interes të ndërsjellë. 

Click