Njoftimet



E premte, 13 dhjetor 2013

PJESËMARRJA NË PUNËN E MBLEDHJES SË KOMISIONIT MONITORUES

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Aleksandar Nikolloski do të marrë pjesë në punën e mbledhjes së Komisionit Monitorues, i cili më 13 dhjetor mbahet në Paris, Francë

Në mbledhjen do të japë deklaratë raportuesi i Komisionit Monitorues z. Robert Vallter lidhur me respektimin dhe përmbushjen e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë të ndërmarrë gjatë pranimit në Këshillin e Evropës, pas vizitës së tij të paradokohshme të vendit. 

Në këtë pjesë të punës së Komisionit, si përfaqësues i opozitës do të marrë pjesë edhe anëtari i Delegacionit të AP të KE, z. Igor Ivanovski.   

Sipas rendit të ditës, në mbledhje do të ketë edhe këmbime mendimesh me z. Shtefan Fyle, komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë të BE-së, në të cilën, si anëtar i Komisionit Monitorues, do të marrë pjesë shefi i Delegacionit në AP të KE, z.  Aleksandar Nikolloski. 

Në mbledhjen duhet të miratohet mandati i komisionit ad-hok i cili do të punojë në gjetjen e mënyrës për përmirësimin e procedurës monitoruese, përfshirë formatin dhe metodat e punës. Është paraparë që anëtarët e komisionit ad-hok, si dhe anëtarët e Komisionit Monitorues, të emërohen nga ana e grupeve politike të përfaqësuara në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Komisioni ad-hok do të duhet të dorëzojë Raport te Asambleja Parlamentare gjatë sesionit në qershor 2014, e nëse propozon disa ndryshme të Rregullores për punë, ato do të fillojnë së zbatuari nga janari i vitit 2015. 

Click