Njoftimet

E hënë, 25 shkurt 2013

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 26 shkurt 2013, në ora 11, do të vendosë kurorë me lule të freskëta në varrin e presidentit Boris Trajkovski, në vendin ku prehen kolosët, varrezat e Butelit.

Delegacioni i Kuvendit do të udhëhiqet nga nënkryetarja, znj.Svetllana Jakimovska, të cilin e përbëjnë: znj.Suzana Saliu, znj.Sillvana Boneva dhe znj.Vlladanka Aviroviq.

Click