Njoftimet

E enjte, 13 nentor 2014 

Debat publik me temë: "Version pune i Propozim-ligjit për procedurë të përgjithshme administrative" 

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 12-të do të mbajë Debat publik me temë: "Version pune i Propozim-ligjit për procedurë të përgjithshme administrative".

Debati publik do të mbahet më 17 nëntor (e hënë) 2014, me fillim në ora 10:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ftoi përfaqësues të institucioneve të ndryshme për të marrë pjesë në debat dhe të japin mendime dhe qëndrime në lidhje me këtë Propozim-ligj në version pune. 

Media juaj është ftuar të jetë e pranishme në debatin dhe ta mbulojë evenimentin. 

Për informata plotësuese, kontaktoni personin Danço Janevski - udhëheqës seksioni dhe atë në telefon fiks: +389 2 3182-409; celular: +389 70 396-915; posta elektronike: k-polsis@sobranie.mk. 
Click