Njoftimet

E enjte, 27 nëntor 2014 

Debat publike i Komisionit për Mundësi të Barabartë të Femrave dhe Meshkujve 

Komisioni për Mundësi të Barabartë të Femrave dhe Meshkujve, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, më 1 dhjetor 2014, në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, do të mbahet Debat Publik me temë: Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit për të Drejtat e Femrave (KTF) në lidhje me zbatimin e Konventës për eliminim të të gjitha formave të diskriminimit mbi femrat. 

Debati publik do të mbahet në kuadër të thirrjes globale për aktivizim "Bëje fqinjësinë tënde të portokalltë", e cila këtë vit mbahet përmes thirrjes "T'i japim fund dhunës mbi femrat dhe vajzat - tani". 

Fushata globale e Kombeve të Bashkuara zgjat nga 25 nëntor deri më 10 dhjetor 2014, Dita e të drejtave të njeriut. 

  • Ora 10.00-10.15 - Fjalime përshëndetëse 

- Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabartë të Femrave dhe Meshkujve dhe

- Luiza Vington, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara 

  • Ora 10.15-10.50 - Fjalime 

- Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të RM-së,

- Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RM-së,

- Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë të RM-së. 

  • Ora 10.50-11.30 - Diskutimi dhe Konkluzionet 

Paraqitja për prezencë në tel. 02 3 224 150 dhe në l.popovska@sobranie.mk

Click