Njoftimet

E hënë, 3 shkurt 2014

DELEGACIONI I KUVENDIT NË LUTJET E MËNGJESIT NË UASHINGTON

Delegacioni i Kuvendit në krye me nënkryeten e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu, e në përbërje të deputetëve: Sillvana Boneva, Vlladimir Gjorçev dhe Andrej Petrov, të ftuar nga kongresistët amerikanë, nga 4 - 7 shkurt do të qëndrojnë në Uashington, ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.

Çdo vit anëtarët e Kongresit dhe kryetari i SHBA-së, bashkë me funksionarët tjera të lartë si dhe diplomatë dhe miq prej më shumë se 140 vende të botës, mblidhen në mëngjesin e përbashkët për t'u lutur dhe falënderuar për miqësinë dhe mirëqenien e ndërsjellë.

Lutjet e mëngjesit në Uashington janë mbledhje tradicionale, nacionale amerikane që organizohen për së 62-ën herë me radhë, ku funksionarë të ndryshëm nga e gjithë bota qëndrojnë të ulur njëri pranë tjetrit.

Dallimi që i karakterizon liderët e ndryshëm botërorë dhe njerëzia në përgjithësi janë pikët e përafërta dhe pikat e bashkimit.

 
 
 

Click