Njoftimet

E martë, 17 nëntor 2015 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINAR INTERPARLAMENTAR NË BRUKSEL  

Në organizim të Parlamentit Evropian, e në bashkëpunim me Avokatin e popullit të Evropës, më 18 dhe 19 nëntor, në Bruksel, Belgjikë, do të mbahet Seminar interparlamentar me temë "Roli i avokatit të popullit në demokracinë parlamentare moderne: perspektiva rajonale". 

Në seminar do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Vlladimir Gjorçev, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Emil Dimitriev, anëtar i Komisionit, z. Ernad Fejzulla, anëtar i Komisionit dhe znj. Renata Deskoska, anëtare e Komisionit. 

Seminari interparlamentar pritet të hapet nga znj. Emili O'Rejlli, avokate e popullit të Evropës. 

Në kuadër të programit, në ditën e parë është paraparë të hapet diskutim për përgjegjësinë e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe rolin e avokatit të popullit, për mekanizmat dhe burimet për institucionin efikas avokati i popullit, për rrjetin evropian të avokatëve të popullit si dhe për relacionet e avokatit të popullit me shoqërinë civile dhe opinionin e gjerë.   

Në ditën e dytë të seminarit pritet të zhvillohet debat për analizat e praktikave të gabuara, institucionet e ndryshme dhe rolet komplementare, për rolin e mbikëqyrjes parlamentare të zbatimit të ligjit dhe për ndikimin e avokatit të popullit, si dhe për zhvillimin e mbështetjes së mirë administrative në procesin e aderimit në BE. 

Në seminarin e ardhshëm parlamentar do të marrin pjesë eurodeputetët, përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Turqisë, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, avokatët e popullit të Evropës, avokatët e popullit nga vendet në proces të aderimit në BE dhe ekspertë, me qëllim të ndarjes së përvojave dhe pikëpamjeve rajonale për sfidat e ardhshme në këtë domen, me theks në këmbimin e informatave ndërmjet pjesëmarrësve. 

Click