Njoftimet

E hënë, 18 shkurt 2014
 
DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINAR NË BRUKSEL

Në organizim të Drejtorisë së Politikave të Jashtme, përkatësisht Seksionit për Aktivitete Paraaderuese, më 19 dhe 20 shkurt 2014, në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, mbahet Seminar parlamentar me temë: "Shëndeti dhe mbrojtja e konsumatorëve". Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë seminar do të marrin pjesë deputetët: z. Mile Paçemski dhe znj. Stanka Anastasova, anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Bekim Qoku, zëvendësanëtar i Komisionit për Shëndetësi

Në seminarin, i cili do të zhvillohet në dy sesione pune, do të marrin pjesë eurodeputetë të shquar që veprojnë në komisionet për shëndetësi dhe për treg të brendshëm dhe mbrojtje të konsumatorëve të Parlamentit evropian, si dhe ekspertë nga sfera përkatëse - përfaqësues të organizatave evropiane për mbrojtje të konsumatorëve, si dhe përfaqësues nga parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Turqisë. Seminari ka për qëllim nxitjen e një debati më të gjerë ndërmjet eurodeputetëve dhe deputetëve nga parlamentet nacionale për këto çështje. 

Pritet përqindje e lartë e pjesëmarrjes së deputetëve nga parlamentet nacionale, si dhe fjalime të eurodeputetëve, ekspertëve të shquar dhe pjesëmarrësve tjerë të afirmuar që kanë kontribut të veçantë në këtë sferë.

Click