Njoftimet

E enjte, 13 shkurt 2014

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN DIMËROR TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-SË 

Nga 13 deri 14 shkurt 2014 në Vjenë, Austri do të mbahet Sesioni dimëror i Asamblesë parlamentare i OSBE-së, në të cilin do të marrin pjesë deputetët: znj. Ana Pavllovska-Daneva, shefe e Delegacionit dhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë.

Në agjendën e këtij sesioni të të tre komiteteve të përgjithshme të AP të OSBE-së do të shqyrtohen ngjarjet aktuale në OSBE, që do të ndiqen me pyetje dhe përgjigje dhe do të diskutohet për Kontrollin parlamentar të forcave të armatosura dhe të sigurisë:  sigurimi i transparencës në nivel nacional dhe ndërkombëtar, Bashkëpunimi në menaxhimin me ujëra në hapësirën e OSBE-së, Sundimi i së drejtës në hapësirën e OSBE-së dhe për sesionin e ardhshëm vjetor të Asamblesë parlamentare të OSBE-së që do të mbahet nga 28 qershor deri në 2 korrik 2014 në Baku. Debati special në këtë sesion do të zhvillohet për Rritjen e ekstremizmit, radikalizmit dhe ksenofobisë;  sfidë për rajonin e OSBE-së.

Para pjesëmarrësve në këtë sesion fjalime përshëndetëse do të mbajnë z. Ranko Krivokapiq, kryetar i AP-së të OSBE-së, znj. Barbara Pramer, kryetare e Parlamentit të Austrisë, ambasadori Llamberto Zanieri, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së. 

Click