Njoftimet

E premte, 3 tetor 2014 

Deputeti Nikolloski monitorues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Bulgarisë 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Bulgarisë, të caktuara për 6 tetor, shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputeti Aleksandar Nikolloski do të marrë pjesë si anëtar i Komitetit Ad-Hok për Monitorim të Zgjedhjeve.

Nikolloski ishte anëtar i Komitetit Ad-Hok për Monitorim edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare.  

Ai do ta udhëheqë misionin monitorues për vendet e zgjedhësve që janë në rajonin e Kryeqytetit të Bulgarisë, Sofje.

Deputeti Nikolloski ishte pjesë edhe e Komitetit Ad-Hok për Monitorim të Zgjedheve edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale në Azerbajxhan. 

Click