Njoftimet

E premte, 21 nëntor 2014 

Deputeti Pavle Trajanov në Sesionin vjetor të AP të NATO në Hagë 

Deputeti Pavle Trajanov, në cilësi të anëtarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedoni në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga 21 deri më 24 nëntor, merr pjesë në Sesionin vjetor të AP të NATO që mbahet në Hagë, Mbretëria e Holandës. 

Gjatë sesionit, komitetet dhe kuvendi do të shqyrtojnë dhe miratojnë disa raporte dhe rezoluta lidhur me situatën në Ukrainë, krizën humanitare në kufirin jugor të Evropës, forcat afgane për siguri pas vitit 2014, stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe për Politikën e derës së hapur të Aleancës. 

Click