Njoftimet

E premte, 3 tetor 2014 

Gjorçev në Mbledhjet Vjeshtore të AP të OSBE në Gjenevë 

Nga 3 deri më 5 tetor 2014 në Gjenevë, Zvicër do të mbahen Mbledhjet vjeshtore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP-ja e OSBE-së) ku do të marrë pjesë deputeti z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. 

Tema qendrore në këto mbledhje të AP të OSBE-së do të jetë "Sfidat e reja të sigurisë: roli i parlamenteve" në kuadër të të cilit do të diskutohet për Dimensionin politik dhe ushtarak, Dimensioni ekonomik dhe i mjedisit jetësor dhe Dimensioni human. Në kuadër të këtyre mbledhjeve do të mbahet edhe Forumi Mediteran i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Komiteti i Përhershëm i Asamblesë të OSBE-së. 

Pjesëmarrësve të këtyre mbledhjeve me fjalime përshëndetëse do t'u adresohet z. Ilka Kanerva, kryetar i AP-së të OSBE-së, z. Hanes German, kryetar i Këshillit Shtetëror të Zvicrës, z. Dihidije Burkhalter, kryesues i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Zvicrës.  

Click