Njoftimet

E hënë, 30 nëntor 2015   

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KOMITEITT TË PËRZIER 

Në pajtim me nenin 114 të Marrëveshjes për asociacion dhe stabilizim të Republikës së Maqedonisë dhe BE-së dhe sipas Rregullores së Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, Mbledhja e 13-të e Komitetit të Përzier do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor 2015 në Shkup, Republika e Maqedonisë. 

Në mbledhjen e 13-të do të shqyrtohen më shumë çështje në lidhje me raportet e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, implementimin e marrëveshjeve nga 2 qershor dhe 15 korrik dhe qëllimet e paraparë nga Dialogu aderues të nivelit të lartë, me theks të veçantë në:  sundimin e të drejtës, reformat në gjyqësi dhe luftën kundër korrupsionit; reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare; lirinë e mediave dhe dialogun ndërmjet bashkësive. Duke marrë parasysh situatën aktuale në korniza globale dhe rajonale, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për krizën e migrimit:  sfidat, ballafaqimi dhe pasojat e mundshme. 


Në kuadër të mbledhjes, anëtarët e Komitetit të Përzier të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe nga Parlamenti Evropian do të këmbejnë mendime me z.  Fatmir Besimi, nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për Eurointegrime, z.  Nikolla Popovski, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë dhe z.  Aivo Orav, ambasador dhe shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, në kontekst të Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2015,, Strategjisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe Dialogut aderues të nivelit të lartë. 

Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian u formua në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian nga 10 mars 2004, si dhe në bazë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga 7 dhjetor 2004 për themelimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim dhe në bazë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Republikës së Maqedonisë (neni 114). 

Formimi i Komitetit të Përzier Parlamentar (KPP) është pasqyrë e përcaktimit të fortë të vendit tonë për anëtarësim të plotfuqishëm në BE, si dhe e angazhimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përmes dialogut parlamentar, të kontribuojë në procesin e eurointegrimit dhe arritjeve të standardeve evropiane. Në esencë, KPP-ja, Republika e Maqedonisë dhe BE-ja, paraqet forum ku deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Parlamentit Evropian këmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë.  Komiteti, si trup bilateral për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Parlamentin Evropian, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje të nivelit më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian. 
Click