Njoftimet

E martë, 30 shtator 2014 

Ndarja e Çmimit shtetëror "11 Tetori" 

Më 11 tetor 2014 (e shtunë), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "11 Tetori" do ta ndajë çmimin "11 Tetori" për vitin 2014 për veprën jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtaritë tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë. 

Çmimi për veprën jetësore në sferën e shkencës dhe arsimit do t'u ndahet prof.dr. Dejan Dokiq, pulmolog-alergolog dhe prof.dr. Zoran Todorovski, historian. 

Në sferën e kulturës dhe artit, çmimi për vepër jetësore do t'u ndahet Ramad Shukri, muzicient, pedagog dhe dirigjent, Vanja Llazarova-Dimitrova, artiste popullore dhe akademike Katica Qullavkova, shkrimtare. 

Click