Njoftimet

E mërkurë, 15 tetor 2014 

Ndarja e çmimit shtetëror "23 Tetori"

Më 23 tetor 2014 (e enjte), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "23 Tetori" do ta ndajë çmimin "23 Tetor" për vitin 2014 për realizimet shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë. 

Çmimi shtetëror "23 Tetor", për realizim në sferën e shkencës dhe arsimit i ndahet prof. dr. Anastasika Poposka, specialist-ortoped, për realizim në sferën e kulturës dhe artit çmimi i ndahet Millosh Lindro, shkrimtar, Done Milljanovski, artist figurativ, Dimitar Uzunski, artist popullor, folklorist dhe Filarmonisë së Maqedonisë.  

Click