Njoftimet

E martë, 19 gusht 2014 

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "NËNA TEREZA" 

Më 26 gusht 2014 (e martë), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 14:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Nëna Tereza" do ta ndajë çmimin "Nëna Tereza" për vitin 2013 për realizime veçanërisht të rëndësishme të shtetit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit dhe për zhvillim të bashkëpunimi ndërmjet popujve dhe ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe religjioneve të ndryshme. 

Çmimi shtetëror "Nëna Tereza", për realizime të veçanta në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor, i ndahet Poliksena Ilioskas. 

Click