Njoftimet

E hënë, 1 dhjetor 2014

Ndarja e çmimit shtetëror "Shën  Kliment i Ohrit" 

Më 8 dhjetor 2014 (e hënë), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" do ta ndajë çmimin "Shën  Kliment i Ohrit" për vitin 2014 si mirënjohje më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë. 

Çmimi shtetëror "Shën  Kliment i Ohrit", për realizime në sferën e edukimit dhe arsimit, i ndahet Prof. dr. Amet Sherif, historian dhe Prof. dr. Velimir Stojkovski, biokimist. 

Çmimi për realizim në sferën e kulturës dhe artit, i ndahet akademikut Cvetan Grozdanov, historian i artit mesjetar. 

Click