Njoftimet

E mërkurë, 5 nëntor 2014 

Nënkryetari Milloshoski në konferencë në Romë 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski, nga 5 deri më 7 nëntor do të marrë pjesë në Konferencën ndërparlamentare për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe politikë të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, e cila në kuadër të kryesisë me Bashkimin Evropian, do të mbahet në Romë, Itali. 

Në Konferencë fjalim do të mbajë kryetari i Senatit italian, z. Pietro Graso, kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve, znj. Laura Boldrini, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, si dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Elmar Brok. 

Në këtë Konferencë do të diskutohet për sfidat e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në BE gjatë kryesimit të Italisë me Këshillin e BE-së, dhe në atë kontekst edhe për perspektivat e grupeve luftarake të BE-së, si dhe për stabilitetin rajonal dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.  

Click