Njoftimet

E premte, 7 nëntor 2014 

Nënkryetari Milloshoski në mbledhjen e Grupit punues Ad Hok të Asamblesë Parlamentare në Tiranë 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, Antonio Milloshoski, më 8 nëntor do të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit punues Ad-hok të Asamblesë Parlamentare, i cili në kuadër të kryesimit të Shqipërisë, mbahet në Tiranë, Shqipëri.  

Në mbledhjen do të marrin pjesë anëtarët e Grupit punues, deputetët nga Parlamentet e Shqipërisë, Bulgarisë, Greqisë, Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, Turqisë dhe Kroacisë. 

Grupi punues do të debatojë për çështjet lidhur me procesin e institucionalizimit, siç janë sekretariati, buxheti dhe Rregullorja e punës së Asamblesë Parlamentare. 

Hap i rëndësishëm në krijimin e kushteve kryesore për formimin e Asamblesë Parlamentare të Procesit, u arrit gjatë kryesimit të Maqedonisë me PBEJL, në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve, të mbajtur më 27 dhe 28 maj 2013, në Ohër. 

Sipas programit, është paraparë që z. Milloshoski, të realizojë takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta. 

Click