Njoftimet

E hënë, 26 janar 2015

Nikolloski në sesionin dimor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Nga 26 deri më 30 janar 2015 në Strasburg, France, mbahet sesioni i rregullt dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Aleksandar Nikolloski, shef i Delegacionit, si dhe Ermira Mehmeti dhe Vlladimir Gjorçev.

Temat kryetare në sesionin dimëror do të jenë debati urgjent pas sulmeve terroriste në Paris, Debati për mbrojtjen e lirive të mediave në Evropë si dhe situatat humanitare në Ukrainë.

Para deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbajë fjalim kryetari irlandez Majkëll D.  Higins.  Temat tjera të diskutimit do të jenë jotoleranca dhe diskriminimi në Evropë, me theks të veçantë mbi krishterët, si dhe debat i përbashkët për barazi dhe për krizë, si dhe për të drejtat e negocimit kolektiv, përfshirë edhe të drejtën e grevës. Deputetët do të diskutojnë edhe për raportin për marrëdhëniet ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didie Rejnders, në cilësi të kryesimit aktual me Komitetin Ministror, do t'i prezantojë prioritetet e kryesimit belgjik dhe do t'i përgjigj pyetjet e parlamentarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jaglland, gjithashtu, do të ketë fjalim të tij, ndërsa komisari për të drejtat e njeriut, Nills Muizhniekss, do të flasë në kuadër të debatit për Ukrainë.

Në ditën e parë të sesionit, Kuvendi do të mbajë solemnitet me rastin e shënimit të 70 vjetorit nga çlirimi i Aushvicit në të cilin është paraparë të mbajnë fjalim të mbijetuarit e Aushvicit. 

Click