Njoftimet

E hënë, 2 shkurt 2015 

Njoftim për publikun  

Në koordinimin e sotëm të rregullt te kryetari i Kuvendit, është konstatuar se në komunën e Qendrës, Karposhit dhe Tetovës, ende nuk janë hapur zyra për kontakt me qytetarët. 

Përkujtojmë se projekti "Zyra për kontakt me qytetarët", ka filluar që në vitin 2003, të cilin e realizojmë bashkë me BBJVL-në, si dhe me ndihmën e NDI-së, USAID-it, IPD-në dhe Ambasadës së Zvicrës.    

Qëllimi i projektit është zmadhimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me deputetët e zgjedhur dhe sigurimi i artikulimit cilësor të interesave dhe nevojave të qytetarëve, e njëkohësisht edhe zhvillimi i procesit të demokracisë së drejtpërdrejtë. 

Sipas Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë neni 36 paragrafi 1, vetëqeverisja lokale siguron kushte adekuate (zyra) për realizim të kontakteve dhe takimeve me qytetarët. Andaj, në koordinimin e sotëm u miratua vendimi që kryetarëve komunave të lartpërmendur t'ua risjellin ndërmend që ta respektojnë Ligjin për Kuvendin, gjë që, para së gjithash, është në interes të qytetarëve nga ato komuna.  

Click