Njoftimet

E hënë, 9 mars 2015 

Pjesëmarrja e Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të KOSAP

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: zëvendës-kryetarja e Komisionit, znj. Nora Aliti dhe anëtarët znj. Sollza Gërçeva dhe z. Trajço Dimkov, më 10 dhe 11 mars 2015 do të marrë pjesë në punën e Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane/Integrime të vendeve në Procesin për stabilizim dhe asociim në EJL-KOSAP, që u mbahet në Beograd, Republika e Serbisë. 

Në Konferencën, e cila mbahet në Kuvendin nacional të Republikës së Serbisë, janë paraparë më shumë panele, kushtuar edhe Strategjisë për zgjerim të BE-së dhe sfidave 2014-2015, me konkluzionet për çdo vend në veçanti, pastaj reformave ekonomike dhe sfidave sociale në procesin e asociimit në BE, bashkëpunimit rajonal në sferën e IPA fondeve, si dhe politikës energjetike në rajon.  

Pjesëmarrja jonë në këtë Konferencë është në drejtim të zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal në nivel parlamentar me vendet e Evropës Juglindore, si dhe në drejtim të këmbimit të mendimeve dhe praktikave për proceset eurointegruese në rajon.     

Pritet që në bazë të diskutimeve të miratohen konkluzione përfundimtare. 

Click