Njoftimet

E mërkurë 16 korrik 2014 

PJESËMARRJA E DEPUTETES ERMIRA MEHMETI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Në kuadër të kryesimit italian me Bashkimin Evropian kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Ermira Mehmeti, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, që do të mbahet më 17-18 korrik 2014 në Romë, Itali. 

Në konferencën do të bëhet fjalë për prioritetet e ardhshme të kryesimit italian me BE-në, ku fjalim do të mbajë nënsekretari shtetëror i Kryesisë së Këshillit të Ministrave, i ngarkuar për çështje evropiane, z. Sandro Gozi, si dhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Marosh Shevçoviq. 

Njëkohësisht, në kuadër të Konferencës KOSAK, Mehmeti do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve nga EJL, dedikuar këmbimit të mendimeve për çështjet lidhur me dimensionin mediteran të politikave evropiane. 

Përndryshe, kjo është ftesa e parë për pjesëmarrjen tonë në këtë konferencë, e cila është vendosur si praktikë gjatë kryesimit të Greqisë me BE-në.

Click