Njoftimet

E hënë, 10 nëntor 2014 

Pjesëmarrja e deputetit Bllagoja Despotoski në seminarin parlamentar në Paris 

Deputeti Bllagoja Depostoski, në cilësi të kryesuesit të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, më 10 nëntor në Paris, Francë do të marrë pjesë në Seminarin Parlamentar me temë "Sigurimi i kushteve të sigurta dhe të shëndosha të punës". 

Seminari është në organizim të Shërbimit të Kartës sociale evropiane dhe Seksionit për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Seminari do t'i shqyrtojë - nga perspektiva parlamentare - konkluzionet nga Komiteti Evropian për të drejtat sociale në lidhje harmonizimin e legjislacionit dhe praktikës nacionale me nenin 3 për të drejtën e kushteve të sigurta dhe të shëndosha për punë të Kartës sociale evropiane. 

Pjesëmarrësit do t'i ndajnë përvojat e tyre në lidhje me sfidat të cilat kanë të bëjnë sigurinë në kontekst nacional dhe do të diskutojnë për problemet, zgjidhjet e mundshme dhe shembujt e praktikës së mirë në këtë sferë. 

Në seminarin do të diskutojnë për mënyrat për zgjidhjen e çështjeve në konkluzionet e Komitetit Evropian për të drejtat sociale dhe mënjanimin e pengesave në kontekst nacional që të pranohen dispozitat e nenit 3.

Qëllimi i seminarit është të përforcohet kapaciteti i parlamentarëve për implementim të plotë të Kartës dhe potencialit të saj, si dhe të zmadhohet ndikimi i saj në vendet e tyre. 

Click