Njoftimet

E enjte, 19 shkurt 2015 

Pjesëmarrja në konferencë rajonale me temë "Roli i parlamenteve në mbikëqyrjen buxhetore dhe financiare" në Tiranë 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Gjorgji Koxhabashiev, anëtar i Komisionit për Financim dhe Buxhet, znj. Kaltrina Azizi, anëtare e Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z. Dragan Cuklev, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike më 21 dhe 22 shkurt 2015 do të qëndrojë në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 

Në përbërje të Delegacionit si anëtarë të Bordit të Rrjetit të Komisioneve Parlamentare për Financim dhe Buxhet, Çështje Ekonomike dhe Çështje Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë të pranishëm edhe zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq dhe zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti. 

Gjatë vizitës, Delegacioni do të marrë pjesë në Konferencën rajonale me temë "Roli i parlamenteve në mbikëqyrjen buxhetore dhe financiare" të organizuar nga Fondacioni vestministër për demokraci. Në konferencën do të marrin pjesë deputetët nga parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Click