Njoftimet

E mërkurë, 14 maj 2014 

PJESËMARRJA NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT MONITORUES 

Nga 14 deri më 16 maj në Paris, Francë, shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandar Nikolloski do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Monitorues, në cilësi të nënkryetarit, si dhe në mbledhjen e Komisionit Ad-Hok për funksionimin e procedurës monitoruese parlamentare, në cilësi të anëtarit. 

Në mbledhjen e Komisionit Monitorues do të shqyrtohet informata e raportuesit z.Robert Vallter për zgjedhjet e mbajtura të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dërgoi delegacion të përbërë prej 13 anëtarësh i cili, bashkë me mbikëqyrësit nga OSBE-ODIHR, e mbikëqyr rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.  

Misionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbikëqyrje të zgjedhjeve kanë për qëllim të vërtetojnë se vlerat universale të Këshillit të Evropës janë mirë të njohura, të kuptuara dhe zbatohen dhe me atë të kontribuojnë për rritjen e numrit të shteteve evropiane që janë përkushtuar në demokracinë, sundimin e të drejtës dhe të drejtat e njeriut. Sipas rendit të ditës, në mbledhjen do të shqyrtohet informata e Misionit parazgjedhor për mbikëqyrje të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë të caktuara për 15 maj 2014, ndërsa do të diskutohet edhe për gjendjen aktuale në Federatën Ruse. 

Në mbledhjen e Komisionit Ad-Hok për funksionimin e procedurës monitoruese parlamentare do të shqyrtohen propozimet për përmirësimin e procedurës monitoruese, përkatësisht për përmirësimin e formatit dhe metodave të punës. Është paraparë që Komisioni Ad-Hok t'ia dërgojë Raportin Asamblesë Parlamentare gjatë sesionit të qershorit të AP të KE, e nëse në Raportin propozohen ndryshime të caktuara të Rregullores për punë, ato do të fillojnë së zbatuari nga janari i vitit 2015. 

Click