Njoftimet

E martë, 9 dhjetor 2014

Pjesëmarrja në punën e Komisionit Monitorues dhe komisionit për Çështje Juridike dhe Të Drejtat e Njeriut në Paris

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z.  Aleksandar Nikolloski, nga 10 deri më 12 dhjetor në Paris do të marrë pjesë në punën e Komisionit Monitorues dhe Komisionit për Çështje Juridike dhe Të Drejtat e Njeriut në Paris.

Në Komisionin Monitorues, z. Nikolloski do të marrë pjesë në funksion të kryetarit që paraqet vërtetim për angazhimin e tij të deritanishëm. Në mbledhjen është paraparë që të diskutohet për përmbushjen e detyrimeve të ndërmarrë gjatë anëtarësimit në organizatën nga ana e Malit të Zi, ngjarjet në Ukrainë, dialogun me Monakon, ndërsa do të shqyrtohet edhe gjendja aktuale në Serbi, Geruzi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Moldavi. 

Në margjinat e mbledhjes, z. Nikolloski do t'i informojë anëtarët e Komisionit Monitorues për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe për aktivitetet e Kuvendit dhe Qeverisë. 

Deputeti Nikolloski do të marrë pjesë edhe në punën e Komisionit për Çështje Juridike dhe Të drejtat e Njeriut në kuadër të të cilit do të zhvillohen edhe disa debate tematike, si efikasiteti i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, kërcënimet për sundimin e së drejtës në vendet anëtare të Këshillit të Evropës, ndërsa është paraparë që të ketë edhe këmbim mendimesh me anëtarët e shoqërisë civile me temë sfidat për të drejtat e njeriut në Evropë. 

Click